Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 07:05

Tiranë -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar me titullin “Dëshmor i Kombit” 5 ushtarët e UÇK-së nga Shqipëria të rënë në luftën e vitit 2001, bëjnë të ditur Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me anë të një lajmërimi.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas statistikave kishte rreth 71 ushtarë të UÇK-së nga Shqipëria që kanë rënë në luftën e vitit 2001.

Presidenti Topi ka dekoruar gjeneralin Tahir Sinani, Skerdilajd Llagamin i njohur si komandant “Shpendi”, Lefter Koxhajn, komandant “Teli”, Pajtim Rrocin dhe Ndriçim Koxhën.(LajmeShqip.com)