Tiranë (PLOTESUAR 19:15)- Refuzimi i kandidaturës së Zaganjorit për president, dëshmon qartë qendrimin bllokues që zoti Rama ka ndaj procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit, si dhe procesit të marrjes së statuist kandidat.
Ky është reagimi i i Partisë Demokratike, lidhur me tërheqjen e Zaganjorit nga kandidimi për president, si dhe akuzave të lëshuara nga kreu i opozitës. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi akuzoi Ramën se e ka paragjykuar me pa të drejtë, kandidatin konsensual të maxhorancës, ndërsa shton se kreu socialist po vazhdon të bëjë një lojë qesharake duke u përjekur të bëjë pazare me Presidentin.
“Shqiptarët meritojnë një kandidat parimor dhe çdo vend, çdo parti politike do e mbeshtesnin perveç partisë që udhëheq Rama. Ai fakton se refuzimi i kandidaturës se Zaganjorit, e beri me qëllimin për të bllokuar proçesin dhe nëpërmjet tij marrjen e statusit të vendit kandidat”, theksoi zëdhënësja e selisë blu. Sipas Bardhit, “Rama tregoi se nuk janë vlerat, aftësitë, integriteti dhe konsensusi, por pazaret pa princip dhe një proçes bllokues për statusin e Shqipërisë si vend kandidat interesat e tij të vërteta”.
Ajo nënvizon se “PD është dhe mbetet terësisht e përkushtuar në bashkëpunim me aleatët dhe në përputhje me kushtetutën, që të bëjë gjithçka për t’i dhënë Shqipërisë një president të denjë siç e meriton, me interes për qytetarët”(LajmeShqip.com)
******************************************
Tiranë (PLOTESUAR 16:55)-Kreu i LSI, Ilir Meta duke komentuar tërheqjen e Zaganjorit ka deklaruar se vendimi ka qenë sovran dhe personal i kandidatit. “Tërheqja e tij tërësisht sovrane, meriton një vlerësim dhe është mesazh për të gjthë klasën politike për të bërë edhe një përpjekje tjetër për konsensus dhe t’i hapet rruga përfundimtare për presidentin nga Kuvendi”, tha Meta.
Ai është pyetur lidhur me një tryezë të dytë të mundshme dialogu për kandidatin e ri, për të cilin ka deklaruar se nuk do të ishte me vend kapricio e partive politike. “Kërkesa që mazhoranca të propozojë një kandidat të ngjashme me Zaganjorin nuk ka qenë tepër solide. Shpresoj të ecet më përpjekje për konsensus. Konsensusi dhe kapricio përjashtojnë njëra tjetrën”, deklaroi kreu i LSI. (LajmeShqip.com)
****************************************************
Tiranë – Kandidati që për më shumë se dy javë u trombetua nga mazhoranca si kandidat për president, por që asnjëherë nuk mori firmat e deputetëve, Xhezair Zaganjori, tërhiqet nga gara. Lajmi është bër publik nga vetë kandidati sot rreth orës 15.00.
“Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj më të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë, do të paragjykohet cdo vendimmarrje, në një kohë që Shqipëria është përballë sfidave të jashtëzakonshme. Unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej”, tha Zaganjori në një intervistë për Top Channel.
Vendimi i tij erdhi pak orë pasi Kuvendi ezauroi edhe raundin e tretë të votimit për garën presidenciale.
Më 29 maj, maxhoranca pas konsultave me aleatët propozoi emrin e Xhezair Zaganjorin, për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Kandidimin e Zaganjorit e mbështeti edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas kreut të kësaj partie Ilir Meta, Zaganjori i përmbushte të gjitha kriteret për të qënë kandidat konsensual, mes palëve, Ndërkohë opozita i ka mëshuar fort faktit në argumentat e saj të mohimit, se Zaganjori është nja kandidaturë e njëanshme, pasi është zgjedhur vetëm nga maxhoranca dhe nuk është prodhim i një tryeze të përbashkët konsultash.
Zaganjori pas propozimit nga ana e maxhorancës, në përpjekje për të gjetur konsensusin mes dy palëve, i kërkoi kreut të opozitës një takim. Pas takimit të kryer në selinë rozë më 1 qershor, Zaganjori u shpreh se i shpalosi kreut të PS platformën e tij. Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate për mediat, Rama bëri me dije se opozita nuk të të mbështesë kandidaturën e Zaganjorit dhe asnjë kandidaturë të propozuar dhe të dalë nga qeveria pa proces.(LajmeShqip.com)
Friday, 08 June 2012 15:02