Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 16:10

Beograd (PLOTESUAR)- Presidenti i ri serb, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar do të kërkojë nga partitë politike të Serbisë që të pajtohen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

 Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për media të organizuar në Beograd, pas betimit si president, pasi më 20 maj mundi në zgjedhjet presidenciale ish-presidentin, Boris Tadiç.

Nikoliç ka thënë se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojnë menjëherë, dhe se të gjitha informatat për kushtëzimet eventuale nga Brukseli, do t’i ndajë me qytetarët serbë.

“Ajo që do të ndodhë në Kosovë, nuk është në duart e vetëm një partie politike, por në duart e të gjithë qytetarëve të Serbisë. Në lidhje me këtë, çfarëdo që të vendosim ne, ata do të vendosin në referendum”, ka thënë Nikoliç. (LajmeShqip.com)

**************************************

Beograd – Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë.

“Betohem se të gjitha forcat e mija do t’ia përkushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën, si pjesë përbërëse të saj”, ka thënë Nikolliç.

Ai është zotuar se do të respektojë të drejtat dhe liritë civile, ashtu si edhe Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

Nikolliq ka mundur presidentin e deritashëm të Serbisë, Boris Tadiç, në balotazhin e 20 majit. (LajmeShqip.com)