Tiranë (PLOTESUAR 18:20)-Ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu zhvilloi sot pasdite një takim me dyer të mbyllura në selinë rozë me kryetarin e partisë socialiste Edi Rama.
Në prononcimin për median, Ambasadori amerikan u beri apel të gjithë aktorëve politikë që dialogu mes tyre të konkretizohet në një proçes te rregullt per zgjedhjen e presidentit te ri, “ai i duhet te jete garant i Kushtetutes, te dale nga nje proces konsensual e gjitheperfshires dhe te arrije te gjeje miratim qe ne votimin e pare ne Kuvend”.
“Ju keni raportuar për diskutime, takime, darka. Po ju them që do të ketë më shumë diskutime, takime, darka”, u tha ai gazetarëve. Sipas ambasadorit, “objektivi kryesor do të ishte të zgjidhej presidenti që në votimin e parë. Ky duhet të jetë objektivi. Natyrisht që loja ka disa rregulla por ky duhet të jetë objektivi”, tha ambasadori Arvizu.
Arvizu theksoi se objekiv kryesor është të arrihet konsensusi që votimi për presidentin të kishte vetëm një raund dhe jo përsëritje si herët e kaluara. “Objektiv kryesor do të ishte zgjedhja e presidentit që me votimin e parë. Ju e dini që do duhen 84 vota për zgjedhjen e presidentit. Pra nuk do jetë objektivi për raundin e katër apo të pestë, por ky do jetë objektivi, të votohet që me raundin e parë. (LajmeShqip.com)
**********************************
Tiranë – Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, tha të mërkurën se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një person i cili të ketë një profil të qartë publik dhe politik, të jetë konsensual dhe gjithëpërfshirës dhe që të shprehet qartë për zgjidhjen e çështjes çame. Në përgjigje të ftesës së Partisë Socialiste, kryetari i PDIU-së, u takua sot në Hotel ‘Sheraton’ me kryetarin e PS-së, Edi Rama, me të cilin, siç u shpreh Idrizi, “patëm një diskutim konstruktiv”.
Ne, vijoi Idrizi, “nuk folën për emra të përveçëm, por për nevojën për dialog dhe që procesi të jetë gjithëpërfshirës, një president i pranuar nga të gjithë shqiptarët, një person me profil të qartë publik dhe që ta respektojë dhe zbatojë Kushtetutën, jo vetëm nen për nen, por dhe me aspiratën për identitet kombëtar”. Gjithashtu, Idrizi përshëndeti dhe klimën politike të krijuar së fundi në vend. “Uroj që kjo klimë të vazhdojë gjatë, i jemi i larguar atij konflikti tre vjeçar që ishte bërë pengesë për proceset integruese”, tha kryetari i PDIU-së.
Kryetari i PS-së Edi Rama, pas takimit me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizin, tha se nga mënyra si do të zgjidhet Presidenti i Republikës varet statusi i vendit kandidat. “Ne duam që të eksplorojmë çdo mundësi për të ndërtuar një proces dhe pastaj, nga procesi të shkojmë tek emri dhe jo anasjelltas”, tha kryetari i PS-së, pas takimit të sotëm.
Qëllimi ynë, vijoi ai, është t’i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë, sepse nga mënyra si do të zgjedhim presidentin e Republikës varet statusi i kandidatit, varet rrugëtimi ynë europian për institucione të pavarura. Rama nënvizoi se procesi i zgjedhjes se presidentit të ri është dhe një garanci më shumë për palët që në zgjedhjet e ardhshme të jetë i paanshëm. Ai e vuri theksin tek konsensusi për çështjen e statusit për të cilën u shpreh se “jemi të angazhuar që të hapim një dialog’. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 09 May 2012 14:24