Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 15:31

Tiranë -Gara presidenciale për kreun e ri të shtetit ka dominuar diskutimet në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në takimin me dyer të mbyllura, i cili zgjati për rreth 30 minuta në selinë e PS, deputetët socialiste janë informuar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci, lidhur me negociatat e deritanishme për presidentin.

Burime nga mbledhja e grupit, bejnë me dije se deri më tani nuk ka marrëveshje për një kandidat konsensual, ndërsa Partia Socialiste nuk ka një emër për president. Më tej, deputetët socialiste kanë diskutuar për seancën e ardhshme parlamentare e cila do të zhvillohet ditën e enjte, nga ku do të përcaktohet edhe se kur do te mbahet raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. (LajmeShqip.com)