Lajme Shqip Sunday, 03 June 2012 20:31

Tiranë (PLOTESUAR 22:00)- Pas rreth nje ore e 20 minutash bisedime ka perfunduar takimi mes kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut te Partisë Socialiste, Edi Rama.

Rama pas takimit me Berishen theksoi: “Patëm një shkëmbim të hapur të këndvështrimeve. Ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë gjithcka që është në dorën tonë për t’i dhënë Shqipërisë, presidentin që meritojnë, një president me votat e qeverisë dhe opozitës. Shkruam vijën tonë të qasjes dhe garantuam se qëllimi ynë është që ta zgjidhim këtë cështje me dakortësi. Nuk kemi pushtet por vetëm dëshirën e mirë dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuojmë të jemi bashkëautoroë dhe bashkëpërgjegjës që parlamenti duhet të bëjë.  Për sot nuk ka asnjë zhvillim në drejtim të një rezultati konkret, por besoj se ka një bazë për të vazhduar me qetësi, me respekt reciprok dhe me bindjen se kjo cështje duhet zgjidhur dhe se raundet, nuk janë aty për tu konsumuar njëri-pas tjetrit vetëm duke folur dhe komunikuar, por janë aty që nesër për të bashkuar qeverinë dhe opozitën në një zgjedhje konsensuale. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë gjithë përpjekjet tona se ne nuk duam një president të PS, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të impononim me cdo mënyrë, por duam që të kontribuojmë dhe ajo qe thame qarte ishte që qeveria duhet të na japë mundësinë që të kontribuojmë.

Ne nuk mund të hyjmë në një garë emrash, por duhet te biem darokd qe kemi detyrimin te gjejme dakordesi që t’i japim vendit presidentin e unitetit”. “Në lidhje me kandidaturën e Zaganjorit, ne kemi përsëritur qëndrimin e njohur publikisht dhe kemi kërkuar që një hapje e vogël që ka ndodhur duke kaluar nga regjimi në një qëndrim që në vetvete përbën një përpjekje për të gjetur një pikëtakim me opozitën të zgjerohet, por jo me kandidain e mazhorancës te paraqitur njeanshmerisht dhe qe e ben te pamundur konsesusin tone.

Kurse në fjalën e tij pas takimit, kryeminsitri Sali Berisha tha se mazhoranca shprehu vendosmërinë për një zgjidhje konsensuale për presidentin e ri. “Në këtë takim, shpreh qëndrimin dhe vendosmërinë e mazhorancës për një përpjekje, për një zgjidhje konsensuale të këtij problemi ashtu sic përcakton Kushtetuta e cila në frymë e përcakton këtë zgjidhje si zgjidhjen kushtetuese të 3 raundeve të para. U bë një shkëmbim do të thosha, i hapur i mendimeve dhe pikëpamjeve për procesin. Ju tashmë e dini që mazhoranca ka bërë hapat e veta, ka bërë tërheqjet e veta, ka bërë paraqitjen, nga një fushë jashtë interesave të ngushta partiake, duke u dhënë përparësi përpjekjes serioze për një zgjidhje konsensuale me opozitën ne besojmë, mendojmë që edhe opozita do bëjë hapat e saj. Unë nuk them se ne erdhëm këtu me një rezultat konkret. Jo, por u shprehën qëndrimet pozicionet, u dhanë modalitetet për dhënien e përpjekjeve për konsensualitet dhe ky ishte e tëra ajo c’ka u diskutuar në këtë takim”. (LajmeShqip.com)

***********************************************

Tiranë – Takimi mes Kryeministrit, njëherësh dhe lider i Partisë Demokratike, Sali Berisha me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur ores 20:35 minuta në ambjentet e kryesisë së Kuvendit.

Takimi ishte njoftuar te nise ne oren 20:30. I pari që mbërriti në kryesinë e Kuvendit, fiks në orën 20:30 minuta ishte Kryetari i PS, Edi Rama. Kryesocialisti shoqërohej nga kreu parlamentar i grupit të PS, Gramoz Ruci.

Pas 5 minutash drejt kryesisë hyri kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar nga kreu i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi. Berisha dhe Rama takohen me njeri-tjetrin pas 5 vitesh. ne vitin 2007 dy kreret e 2 partive me te medha ne pushtet jane takuar ne vitin 2007 per here te pare ku kane diskutuar ndryshimet kushtetuese.

Vihet në lëvizje sërish diplomacia perëndimore në Tiranë pak orë para takimit të shumëpërfolur Rama-Berisha në kryesinë e Kuvendit. Rreth mesditës në bar kafen pranë selisë së Partisë Socialiste, kreu Edi Rama është takuar me ambasadorin e BE në Tiranë, Ettore Sequi, ndërsa në orët e para të pasdites me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.(LajmeShqip.com)