Sanë – Presidenti i Jemenit, Ali Abdulla Saleh e pranoi propozimin e ndërmjetësuesve nga vendet e gjirit që në afat prej 30 ditëve të tërhiqet dhe t’ia dorëzojë pushtetin zëvendësit të tij, në zëvendësim për imunitet nga ndjekja penale, publikoi televizioni shtetëror i Jemenit.
Televizioni transmetoi se Ministria jemene e Punëve të Jashtme e ka dhënë pëlqimin e Qeverisë deri te ndërmjetësuesit e Këshillit për bashkëpunim të gjirit.
Përfaqësues të demonstratave porositën se në parim, dakordohen me propozimin e ndërmjetësuesve, por shprehën rezerva ndaj dispozitës sipas së cilës në Parlamentin jemen i lihet mundësi për ta hedhur poshtë dorëheqjen presidenciale.
Partia e Salemit ka shumicë në Parlament.
Saleh, i cili udhëheq me vendin tanimë 32 vjet, nga mesi i muajit janar po përballet me kërkesat e demonstruesve për largimin e tij nga pushteti, ndërsa në përleshjet e deritanishme midis qeveritarëve dhe forcave të opozitës e kanë humbur jetën më shumë se 130 njerëz.
Sunday, 24 April 2011 10:13