Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ka bërë me dije se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.
I pari i shtetit të Austrisë, gjatë një vizite dyditore që po e bënë në Kosovë, në një konferencë të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga, i ka uruar asaj nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asoociimit, duke thënë se kosovarët tash i pret edhe liberalizimi i vizave si hap i radhës.
“Procesi i integrimeve evropiane, për Austrinë, nuk ka përfunduar përderisa shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE-së”.
“E uroj Kosovën për MSA dhe hapi i radhës është liberalizimi i vizave. Shtetet e BE-së janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.
Fischer ka folur edhe për problemet e paraqitura në Kuvend në mes të pozitës e opozitës, duke kërkuar nga partitë politike që të futen në dialog.
“Sa i përket problemeve mes Qeverisë dhe Opozitës, janë gjëra që ndodhin, po që duhet zgjidhur me dialog”.
Ndërsa, ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë më shumë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsion, si kusht për investime nga jashtë.
“Austria është gatshme të bëjë investime ekonomike në Kosovë, por duhet luftuar krimin e korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit”.
Wednesday, 28 October 2015 16:18