Elhaida Dani, e cila bëri jehonë në mediat shqiptare dhe ato italiane me zërin e saj, nesër kthehet në atdhe bashkë me mentorin e saj, Rikardo Cocciante.
Kantautori i mirënjohur italian, Cocciante, vjen me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Visar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Sali Berisha, është ftuar për një vizitë zyrtare.
Ai ka marrë ftesën në shenjë falënderimi për mbështetjen e fuqishme këngëtares Elhaida Dani, fituese e “The Voice of Italy”.
Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë në Tiranë nesër ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Në mjediset e Presidencës,kantautori do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si dhe pritet të ketë një takim me kryeministrin Sali Berisha.
Friday, 07 June 2013 12:03