Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 12:53

Tiranë -Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu ka takuar kreun e PS-se, Edi Rama dhe pas tij, kreun e qeverise Sali Berisha. Takimet kane qene me dyer te mbylluara.

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka qëndruar për më shmë se 45 minuta në selinë e PS ku është takuar me kryetarin Edi Rama. Ai tha se vlerëson përpjekjet e dy palëve, si të socialistëve dhe të demokratëve për një kandidat zyrtar.

“Mendoj se Rama dhe PS meritojnë vlerësimin që nuk po institojnë që kandidati t’i përkasë së majtës. Berisha meriton vlerësimin që ka bërë të qartë se ka kandidat dikë me të cilin ndjehet komod për të punuar dhe nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë. Të dy palët po përpiqen për të nxjerrë një kandidat”, tha Arvizu.

Ai ka kritikuar disa media, të cilat në numrin e sotëm kanë deklaruar se Rama e Berisha kanë dalë me qëndrime të ndryshme në takimin e djeshëm. (LajmeShqip.com)