Lajme Shqip Sunday, 06 May 2012 07:00

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu shqetësimin e saj mbi të arrestuarit në Preshevë. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se aksioni ka motive krejtësisht politike dhe synon të shkaktojë pasiguri tek popullata shqiptare duke nxitur shpërnguljen e saj nga trojet e veta, në këtë pjesë të shtetit të Serbisë dhe duke ia mohuar të drejtat e saj legjitime.
 
Zyra e Presidentes së Kosovës i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe autoriteteve serbe që ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Konçulit, të lirojnë menjëherë të gjithë të arrestuarit dhe që shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u sigurojnë të gjitha të drejtat qytetare dhe kombëtare, ashtu siç bëjnë të gjitha shtetet demokratike dhe ashtu si bënë Republika e Kosovës me të gjitha komunitetet etnike. “Në këtë si gjithëherë do ta kenë përkrahjen e Republikës së Kosovës dhe të gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, thekson në reagim Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës. (LajmeShqip.com)