Prishtinë – Më 2, 3 dhe 4 maj në fshatin Gjonaj të Hasit, mbahet edicioni i 22-të i festivalit folklorik “Hasi jehon”, ndërsa organizatorët thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për mbarëvajtjen sa më të mirë të tij.
Këshilli organiozativ i ka bërë të gjitha përgatitjet per mbarëvajtje të këtij festivali, ndërsa tashmë është bërë edhe seleksionimi i shoqërive kulturore artistike, të cilat do të marrin pjesë në festivalin HASI JEHON, që për çdo vit mbahet në vendin e quajtur Kodra e Pajtimit, në Gjonaj të Hasit, bënë të ditur Haziz Hodaj, drejtor artistik i festivalit.
Në këtë festival do të marrin pjesë mbi 20 SHKA nga të gjitha trevat shqipare, si nga Kosova, Shqipëria, Mali I Zi dhe Lugina e Preshevës.
Para fillimit të festivalit, në orën 18:00, do të hapet ekspozita e e brumërave, si zeje tradicionale e Hasit dhe krahas kësaj edhe ekspozita e fotografive e SHKA “Malësori”, si organizatore e festivalit.
Juria profesionale do t’i vlerësojë paraqitjet e shoqërive dhe në natën e fundit do të ndahen edhe çmimet tradicionale “Malësori”, “Malësorja” dhe “Lahuta”, për tri shoqëritë me prurjet më të mira në këtë festival.
Thursday, 28 April 2011 17:02