Lajme Shqip Friday, 06 December 2013 11:36

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar sot shefin e kirurgjisë në spitalin universitar “Nënë Tereza”, Ilir Broqaj dhe sekserin e tij, Arben Doda, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Skaner 2013” nga seksioni kundër korrupsionit, pas një hetimi një mujor të policisë, shkruan SH.O.

Nga hetimet e kryera, në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të QSUT-së, u merrte qytetarëve të ndryshëm, shuma nga 15.000 deri në 17.000 lekë të reja, në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Çështja do t’i kalojë për hetim të mëtejshëm prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.