Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 18:30

Pragë– Në kryeqytetin çek sot u paraqitën figura të njerëzve të varur, si paralajmërim për gjendjen e përkeqësuar ekonomike dhe sociale në vend, e cila i shtyn njerëzit në vetëvrasje.

Si prganizues i aksionit është paraqitur shoqata “Prak” e cila pohon se numri i vetëvrasjeve po rritet dhe shpesh pas kësaj qëndrojnë shkaqet ekonomike si borxhet, humbja e punës dhe vendbanimit.

“Ne akoma kemi zgjedhje. Mund ta kuptojmë ideologjinë në pushtet të shoqërisë seriozisht, t’i dënojmë më pak të varfërit dhe ata të cilët po vetëvriten, ndërkaq në shpirt të shpresojmë se do të jemi të kursyer. Apo ndërkaq, mund të kundërshtojmë dhe të kërkojmë zgjidhje më të ndryshme”, thuhet në kumtesën e organizuesve.

Sipas “Prak”, zgjidhja është tek solidariteti. “Në kundërshtim me pasivitetin është aksioni kundër padrejtësive. Mu për këtë arsye nuk dëshirojmë të heshtim dhe prandaj qëndrojnë figurat e varura nëpër rrugët e Pragës. Aksioni ynë është vetëm një pjesë e dukshme nga mospajtimit të shprehur dhe rezistencës, pas çka do të pasojë edhe diçka tjetër”, thonë “kryengritësit”.

Enti çek i statistikave akoma nuk i ka përpunuar të dhënat për numrin e vetëvrasjeve të kryera vitin e kaluar në Çeki, por sipas të dhënave të shërbimeve mjekësore në pjesën qendrore të vendit, numri i tentimeve për vetëvrasje vitin e kaluar është rritur për 30 dhe ka arritur 241. (LajmeShqip.com)