Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 11:10

Pragë – Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte deklaroi se gjykimi i ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, mund të fillojë shumë shpejtë, për shkak se aktakuza është përgatitur tashmë 16 vite.

Ajo u angazhua që Mlladiqit të gjykohet së bashku me ish-liderin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili u arrestua në korrik të vitit 2008, në beograd.

“Konsideroj se prokuroria do të shohë se nëse mund ta bashkojë gjykimin me Karaxhiqin, duke pasur parasysh atë se aktakuzat janë pothuajse të njejta”, deklaroi Del Ponte.

Del Ponte theksoi se, gjykimi në gjenocidin në Srebrenicë, do të mund të bashkohet.

Mlladiqi dhe karaxhiqi janë të akuzuar për gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Arrestimi i Ratko Mlladiqit është moment i madh për viktimat, theksoi Del Ponte.

“Ky është moment i madh, jo vetëm për drejtësinë ndërkombëtare, për Tribunalin, por edhe për viktimat”, deklaroi Del Ponte.