Lajme Shqip Friday, 03 May 2013 16:46

Grozny – Qindra posterë pro të dyshuarit për sulmin në Maratonën e Bostonit, muajin e kaluar, janë shpërndarë nëpër kryeqyetetin e Çeçenisë, Grozny.

Nuk dihet ende se kush qëndron prapa posterëve me mbishkrime “Dzhokhar Tsarnaev është i pafajshëm”, shkruan BBC.

Në posterë, shihen Tsarnaev  dhe nëna e tij, Zubeidat, duke përfshirë edhe thirrje për donacione për këtë familje.

Familja Tsarnaev janë çeçenë etnik, por që më shumë kanë jetuar jashtë Çeçenisë.