Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki u takua me drejtorin e përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Republikën e Maqedonisë.
Në takim, siç kumtoi MPJ-ja, Poposki e theksoi nevojën e ruajtjes së kredibilitetit të procesit të zgjerimit duke pasur parasysh faktin se Maqedonia nuk mori datë për fillim të negociatave inkuadruese edhe përkundër rekomandimit nga Komisioni evropian (i treti vit me radhë). Kjo, së bashku me evitimin e përdorimit të prapashtesës “maqedonase”, çoi deri te ulja e dukshme e besimit në institucionet evropiane tek opinioni në Maqedoni (sipas hulumtimit të fundit të Eurobarometrit).
Gjithashtu, Poposki u ndal tek pritjet e Republikës së Maqedonisë nga Dialogu inkuadrues në nivel të lartë me theks të posaçëm në arritjet të cilat shteti do t’i realizojë në këtë vit. Më pas e theksoi nevojën e pranimit të Republikës së Maqedonisë në fazën e dytë të implementimit të Marrëveshjes së stabilizimit dhe asociimit.
Lidhur me Raportin për përparimin në vitin 2012, Maqedonia pret njohje të statusit të #ekonomisë funksionale të tregut” dhe përdorimin e prapashtesës “maqedonase” sipas praktikës në Kombet e Bashkuara.
Ministri Poposki theksoi se Republika e Maqedonis do t’i respektojë në mënyrë konsekuente dispozitat për regjimin e vizave me BE-në. Lidhur me aktvendimin nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ai u angazhua për respektim të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe e përsëriti përkushtimin e Republikës së Maqedonisë për zgjidhjeen e kontestit me Republikën e Greqisë përmes pjesëmarrjes aktive në negociatat të cilat po zhvillohen në Nju-Jork me ndihmën e ndërmjetësit Nimic, ndërkaq nën aptronatin e KB-së.
Drejtori i përgjithshëm Sanino theksoi se KE-ja do të angazhohet për pranim të Republikës së Maqedonisë në fazën e dytë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim. Ai ka pritje të mëdha nag Dialogu inkuadrues në nivel të lartë ndërmjet RM-së dhe BE-së, që duhet të mbahet në periudhën shkurt-prill të këtij viti. E theksoi nevojën për prioritetizimin dhe raportin më aktiv të Maqedonisë në klasterin Sundim i së drejtës (kapitujt 23 dhe 24 – gjyqësi, liri të emdiumeve, luftë kundër korrupsionit) dhe Reformë e administratës publike.
Sanino u dakordua se Maqedonia i përmbushë parashtresat kryesore për marrjen e statusit të “ekonomisë funksionale të tregut” dhe theksoi se KE-ja edhe një herë do të kthehet në këtë çështje me kyçjen në EKFIN, kumtoi MPJ
Monday, 16 January 2012 13:44