Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 13:04

Në vitet e fundit, forcimi i qeverisjes elektronike ka qënë rregullisht ndër temat qendrore të komunikimit publik të kryeministrit.

Në mbështetje të këtij objektivi, qeveria shqiptare ka vendosur të ngrejë në çdo ministri apo institucione të varësisë njësinë e teknologjisë së informacionit e të komunikimit , si një strukturë organizativo-teknike për projektimin, zbatimin dhe administrimin e qeverisjes elektronike.

Për të bashkërenduar punën mes këtyre njësive, u mblodh sot për herë në drejtimin e ministrit të Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, Këshillit Teknik për Qeverisjen Elektronike. Ministri Pollo tha se forcimi i qeverisjes elektronike dhe të përmirësojë shërbimet dhe do të kursejë paratë e taksapaguesve.

“Këtej e tutje, projektet, programet, buxhetimi dhe sidomos standardet teknike, në të gjithë zyrat shtetërore, që do ngrejnë sisteme IT, do të jenë të koordinuara dhe të bashkërenduara. Kjo do të sjellë jo vetëm një zhvillim më të mirë, më cilësor e më të shpejtë, por edhe një zhvillim të njëtrajtshëm.

Kemi ministri apo agjenci që mund të kenë ecur përpara në këtë sektor, pra në IT, çka është një zhvillim shumë i mirë dhe të tjera institucione që mbeten prapa, çka nuk është mire,” tha Pollo.

Njësitë e qeverisjes elektronike do të përcaktojnë kriteret bazë mbi të cilat do të riorganizohen sektorët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në institucionet qendrore apo të varësisë së tyre, si dhe të standardizojnë praktikat e punës për të gjitha institucionet.