Tiranë – Viktor Gushi, i arrestuar në Tiranë, një ditë me parë, dyshohet se është autori i 16 ngjarjeve të rënda kriminale, kryesisht grabitje me armë të bankave. 
Kjo u bë e ditur sot, në një konferencë shtypi nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, i cili theksoi se grupi hetimor ka arritur të dokumentojë me prova ligjore 16 ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura vitet e fundit ne Tiranë, me autor të dyshuarin shtetasin Viktor Gushi, i arrestuar pasditen e së enjtes.
Sipas Çaushajt, Gushi ka pranuar autorësinë në këto ngjarje të rënda, duke dhene sqarime ne rajonin e policisë.
Viktor Gushi, 44 vjec nga Fieri, është një person me precedent penal, pasi ka qënë i dënuar në Greqi për shpërndarje të lëndeve narkotike. Prej 5 vitesh ai jetonte i vetëm në Tiranë, ndësa ishte frekuentues i rregullt i lojrave të fatit.
Gjatë opercionit për kapjen e tij, forcat e policisë i bllokuan një pistolete tip TT me fisheke, por dhe doreza e maska, të cilat janë përdorur në ngjarjet e rënda kriminale.
Drejtori i Policise Bernard Caushaj, duke dhënë detaje për çështjen pohoi se, veprimtarinë kriminale, i arrestuari e ka zhvilluar i vetëm.
Viktor Gushi, u arrestua pasditen e së enjtes në një operacion të mirëorganizuar nga policia e Tiranes, në bashkepunim me prokurorine, pas një hetimi intensiv. Ai u arrestua 48 orë pas tentativës së vjedhjes me armë të filialit të NBG Bank pranë sheshit “Shtraus”, në Tiranë, ku si pasojë e përdorimit të armes mbeti i plagosur, roja i bankës, shtetasi Skënder Elmazi si dhe u plagos, duke gjetur vdekjen më pas në spital, punonjësja e bankës, shtetasja Leonora Kaloci.
Nderkohë, i arrestuari akuzohet për disa grabitje me armë si banka, posta etj, ndër to grabitjen e argjendriesë me pasojë vdekjen e shtetasit Rrapo Sinani, ngjarje e ndodhur në Tiranë më datë 21 Tetor 2011.
Çështja ndaj tij i kaloi per hetimete metejeshme prokurorisë.
Friday, 30 March 2012 10:35