Lajme Shqip Monday, 03 February 2014 12:17

(E plotësuar)- Ka përfunduar protesta e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Kësaj radhe, numri i protestuesve ishte shumë më i madh se protestat e kaluara.

Studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi.

 

Policia para Rektoratit, studentët protestojnë sërish

 

Dhjetëra policë kanë qenë sot më të shpejtë se studentët, të cilët sot kishin ardhur para Rektoratit të UP-së, sipas paralajmërimit, për të vazhduar protestën. Studentët, të cilët në ditën e pestë të protestës së tyre u përpoqën të kalojnë rrethojnë për t’u pozicionuar para hyrjes së Rektoratit, u ndeshën me forcën policore, e cila kishte ardhur aty para orës shtatë.  Pati edhe përplasje fizike midis tyre dhe sipas burimeve studentore, njëri sish është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore. 

Aktualisht policia ka rrethuar Rektoratin, kurse një numër studentësh po vazhdon protestën.

Studentët për sot kanë paralajmëruar edhe një marsh protestues. Ata po kërkojnë shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi si dhe heqjen e titujve shkencorë për të gjithë ata profesorë që duke botuar punime shkencore nëpër revista të jashtme fiktive kanë përfituar në avancim. /koha/