Aty ku kishin planë të shkonin nuk arritën. Janë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë ndaluar në gjysmë të rrugës, përderisa ishin nisur për në vendlindjen e kryeministrit Isa Mustafa, Prapashticë, për të realizuar një aksion simbolik.
Pasi që ky aksion kishte rënë në veshë të policisë, këta të fundit janë alarmuar dhe ajo po përpiqet ta ndërpresë.
Veturat në të cilën ishin duke udhëtuar aktivistët, sipas raportimit të KP, janë ndaluar nga policia në vendin që quhet “Topi i Stallovës”, por ata pas kësaj janë nisur në këmbë.
Në të njëjtën kohë aktivistët janë duke mbajtur pankartat në dorë ku shkruan: “Shite pronën tënde, e jo Kosovën”.
Tuesday, 25 August 2015 15:22