Tiranë – Zyrtarisht, hipoteza e parë e hedhur nga policia kriminale për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi është se ai nuk u ekzekutua nga personat që mund të kishin direkt konflikte më të, por nga vrasës me pagesë.
Një plan i mirëorganizuar nga atentatorët, ku siç duket urdhërat e marrë prej tyrë ishin që Skerdilajdi duhet të vdiste.
Kujtojmë që 2 javë më parë në qendër të Vlorës një automjet tip Mercedes Benz shpërtheu në qendër të Vlorës pasi aty ishte vendosur një sasi e konsideruseshme tritoli dhe brenda në automjet gjendej gjyqtari Skerdilajd Konomi.
Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet që ekzekutori të ketë qenë në vendin e ngjarjes dhe se bëhet fjalë për vrasës me pagesë.
Prokuroria e krimeve të rënda ka caktuar se dy prokurorë dhe një oficer të policisë gjyqësore që të sekuestrojë kasetat dhe pamjet që kanë lidhje me ekzekutimin makabër të 33- vjeçarit Konomi.
Ndërkohë burime zyrtare bëjnë me dije se prokuroria do të marrë në pyetje të gjithë pronarët që pretendojnë pronësinë e tyre në tokën me hapësirë 200 hektarë që gjendet në plazhin e Hamallajt në Durrës, pronë të cilën gjykata i’a kishte njohur si të ligjshme Skerdilajd Konomit.
Friday, 23 September 2011 10:25