Polica e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 8:00, është sulmuar eskorada e kryeministrit Isa Mustafa. Sipas Policisë, janë të dyshuar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për KosovaPress se Policia ka identifikuar dy persona të panjohur të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me vezë-ngjyrë në drejtim të veturës së kryeministrit.
Sulmohet vetura e kryeministrit Isa Mustafa
Vetura e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa është sulmuar sot gjatë kohës kur ai duke shkuar në punë në zyrën e tij në qeveri.
Sulmi ka ndodhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kësaj radhe kanë përdorur ngjyrën si mjet sulmi ndaj veturës së kryeministrit.
Përgjegjësinë për këtë akt e kanë pranuar Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës., thuhet në faqen zyrtare te tij ne Facebook.
Wednesday, 09 September 2015 09:22