Tiranë – Një 35 vjeçar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike u ekstradua sot nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime zyrtare nga policia e Shtetit bënë të ditur sot se, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana realizoi mëngjesin e sotëm ekstradimin nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shtetasit Altin Kore, 35 vjeç, lindur në Gjirokastër.
Ky shtetas u arrestua më datë 24.06.2011, në Rinas, Tiranë, pasi Interpol Washingtoni kishte bërë shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Texas-it, në datë 14.08.2008, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale të “trafikut të lëndëve narkotike” të llojit kokainë dhe “mbajtjes së armëve pa leje”.
35 vjeçari Kore, akuzohet se gjatë periudhës Janar 2007-Gusht 2008, ka qenë pjesëtar dhe lider i një grupi kriminal të organizuar që trafikonte kokainë.
Ndërkohë, ekstradimi i tij drejt SHBA, erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Washingtonit me Interpol Tiranën.
Friday, 04 November 2011 18:30