Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 18:00

Magdeburg – Një polic gjerman nga Harz i Magdeburgut ka drejtuar automjetin e policisë 22 vjet pa patur patentë!

Mospasja e lejes së qarkullimit me automjet e bëri policin që të ripërtërinte autorizimin për vozitjen e patrullës së policisë, ka transmetuar gazeta “Volksstimme“.

Me këtë rast u konstatua se polici kishte patur leje qarkullimi vetëm për traktor e motoçikletë. Përveç kësaj ai kihste patur edhe një automjet personal, të cilin e kishte drejtuar prej vitesh pa patur asnjë pengesë. Zëdhënësi i policit të akuzuar, Andreas von Koß, e ka justifikuar se mbajtja e dokumentit të vjetër ka qenë e rastësishme.

Policia në Magdeburg e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se kundër policit ka iniciuar një procedurë disiplinore e penale.