Lajme Shqip Tuesday, 04 August 2015 13:31

Pakistani ka ekzekutuar Shafqat Hussainin, i cili ishte dënuar për vrasjen e një fëmije në vitin 2004. Ekzekutimi i tij u krye pavarësisht apelimeve të bëra nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Avokatët e tij kanë thënë se Hussaini ishte 14 vjeç kur e kishte kryer vrasjen dhe se dëshmia e tij është nxjerrë me torturë, por zyrtarët insistojnë se nuk ka asnjë provë që ai ishte i mitur në atë kohë, dhe sipas hetimeve federale, ai ishte 23 vjeç, transmeton koha.net.

Hussaini u takua me familjen e tij për herë të fundit pak para mesnatës dhe u var para se të lindte dielli në një burg në Karachi.