Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 11:45

Kohët e fundit thuhet gjithnjë e më shpesh se teknologjia nuk po i lejon më njerëzit që të jetojnë momentin.

Një gjë e tillë u verifikua më së miri kur aktori me famë botërore, Johnny Depp u shfaq përpara një turme fansash, transmeton Telegrafi.

Të gjithë e kishin mendjen ti bënin fotografi. Vetëm një zonë e moshuar ishte e vetmja që po e shijonte vërtet këtë moment.

Ajo është kthyer në një heroinë në rrjetet sociale, të cilën e kanë lavdëruar shumë fansa të yjeve hollivudiane.