Tiranë – Presidenti Pacolli u nderua sot edhe me çmimin “Honoris Causa”, në Universitetin Evropian të Tiranës.
Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani.
Ndryshe, sot, presidenti Pacolli përfundon vizitën dyditore në Tiranë.. Gjatë vizitës ai ka zhvilluar takime të suksesshme me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë.
Pacolli – dje Çelësin e Tiranës, sot “Honoris Causa”
Tiranë – Kryebashkiaku Edi Rama i ka dorëzuar pasditen e djeshme presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, çelësin e qytetit të Tiranës, një simbol që iu dhurohet të gjithë njerëzve të njohur që vizitojnë Bashkinë e Tiranës.
“Nuk do të jetë vizita ime e fundit. Unë do të vij sërish dhe do të vizitoj Tiranën, kryeqytetin e kombit shqiptar”, tha Pacolli në pritjen që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, organizoi për Presidentin e Kosovës.
“Unë i dorëzova “Çelësin e qytetit” dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, bashkëpunimit, në të njëjtën kohë, me deshiren që tashme kufiri të bëhet simbolik” tha Rama.
Kjo ishte dita e parë e vizitës së Presidentit te Kosovës në Tiranë, i cili ndodhet këtu me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Sot presidenti Pacolli pati takime me homologun e tij Topi, me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Vizita e Presidentit të Kosovës, në Tiranë, do të vijojë sot me takime me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, dhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Gjithashtu Presidneti Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e Vendosjes së Kurorës për nder të të rënëve në Monumentin “Nënë Shqipëri” si dhe në një ceremoni të posaçme ku do t’i dorëzohet titulli “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës, ku pritet të jetë i pranishëm dhe Presidenti Topi.
Tuesday, 22 March 2011 10:27