Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 13:00

Ohër – Mbështetje absolute dhe 62 deputetë, ka kërkuar nga qytetarët kryeministri Nikolla Gruevski gjatë mitingut në Ohër, prej ku tradicionalisht ia nisi karvani zgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe i partnerëve të tij në koalicion.

Lideri i VMRO-DPMNE-së kërkoi nga qytetarët që t’i përmbajnë 1.200 projektet e reja të parapara në programin zgjedhor partiak “Manifest për reformë dhe zhvillim”.

“Katër vite punuam me përkushtim dhe përgjegjësi, ndershëm dhe me sakrificë. Asnjë nga qeveritë e deritanishme nuk ka bërë aq shumë punë. Nuk ishim ideal, por as nuk premtuam se do të jemi ideal. Mirëpo, përderisa që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot që të gjithë qeveritë kështu kanë punuar, Maqedonia do të ishte prej para shumë kohësh në BE dhe në NATO dhe shumë më përpara se shumica e shteteve lindore evropiane dhe shteteve nga Evropa e mesme”, ka thënë Gruevski. Sipas tij, përparësia e koalicionit e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja është se kjo e realizon atë që e premton.

“Ai është krediti jonë, garanci se ky manifest për Maqedoninë do të jetë i realizuar. Punët tona, realizimi i premtimeve tona, janë garanci se edhe këtë që e premtojmë në ‘manifestin për reformë dhe zhvillim’ do ta realizojmë”, ka thënë Gruevski.

**************************************

Ohër – Njëzet vjet më parë VMRO filloi nga Ohri. Pikërisht nga Ohri, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoninë më të mirë” e fillojnë fushatën për fitoren e tyre të re dhe fitoren për Maqedoninë, porositi lideri i partisë qeveritare, kryeministri Nikolla Gruevski para të pranishmëve në tubimin e madh parazgjedhor që mbrëmë u mbajt në Ohër.

Lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski  në tubimin parazgjedhor të Koalicionit  “Për Maqedoninë më të mirë” në Ohër e sugjeroi  oponentin e tij politik  nga LSDM-ja  Branko Cërvenkovski se nuk e ka për qëllim të dalë në duel me atë, gjegjësisht siç tha “me një person me një të kaluar kaq të fëlliqur”.

“Nuk dëshiroj  të ulem dhe të bisedoj me njerëz kaq të fëlliqur, të cilët nuk kanë asgjë të tregojnë  përveç se të mundohen ta fëlliqin bashkëbiseduesin”, tha Gurevski. Me këtë rast liderit të LSDM-së i sugjeroi se ka ikur nga dueli më i madh,  dueli më i rëndësishëm  ai me popullin gjegjësisht zgjedhjet e 5 qershorit.

Paraprakisht gjatë ditës së djeshme karvani parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së vizitoi më shumë vendbanime në rrethinën e Ohrit.