Prizren – Kryetari i Komunës së Suahrekës, Blerim Kuçi është liruar sot, pas vuajtjes së dënimit prej 30 ditësh, për shkak të refuzimit që të dëshmojë kundër një grupi të ish-pjesëtarëve të UçK-së, të akuzuar nga EULEX-i.
Kuçi ka deklaruar, menjëherë pas lirimit, se nuk është penduar që nuk ka pranuar të dëshmojë kundër të akuzuarve në rastin “Kleçka”.
Ndërkohë, Kuçi pritet t’i drejtohet qytetarëve të Suharekës me një fjalim rasti, ndërsa komuna ka organizuar një koncert me këngëtarë të estradës kosovare.
++++++++++++++++++++++++++++
Prishtinë – Pas 30 ditësh burgimi për shkak të refuzimit që të dëshmojë në një proces të ngritur nga EULEX-i, së fundmi, kundër një grupi të ish-pjesëtarëve të UçK-së, ish-pjesëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Blerim Kuçi pritet të lirohet sot.
Blerim Kuçi, Sekretar Organizativ i AAK-së dhe Kryetar i Komunës së Suharekës, do t’u kthehet përgjegjësive në kuadër të partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe atyre në krye të Komunës së Suharekës.
Këto ditë, në Suharekë, nën moton “Kryetari po e mbronë luftën, ne po e mbrojmë kryetarin” janë mbajtur një sërë manifestimesh solidarizuese me Blerim Kuçin dhe është kërkuar lirimi sa më i shpejtë i tij.
Wednesday, 04 May 2011 06:26