Prishtinë – Ka filluar sot punimet Konferenca e parë e ambasadorëve të Kosovës të akredituar në vende të ndryshme të botës.
Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj në këtë konferencë prezantoi para ambasadorëve strategjinë e planit veprues të diplomacisë, që ka të bëjë me ngritjen e imazhit të shtetit dhe shtimin e numrit të njohjeve.
Në fjalën e tij të hapjes drejtuar ambasadorëve në këtë konferencë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj foli për pozitën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe situatat e reja në botë.
Hoxhaj tha Ministria e Punëve të Jashtme është duke hartuar një strategji për lobim ku sipas tij njohjet duhet të jenë prioritet 15 orësh në ditë i MPJ-së dhe ambasadave të Kosovës.
Ministri Hoxhaj foli edhe për cështjen e liberalizimit të vizve dhe tha se Kosova nuk ka mardhënie kontraktuaale me vendet e BE-së, se Kosova është i vetmi shtet i përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave.
Ndërkaq gjatë ditës së neserme do të diskutohet për proceset e integrimeve euro atlantike dhe buxhetin.
***********************
Prishtinë – Ka filluar paraditen e së mërkurës (sot) në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, Konferenca e Parë e Ambasadorëve.
Konferenca synon gjetjen e mundësive për shtimin e njohjeve të reja ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe në të marrin pjesë përfaqësues diplomatikë të vendit në shumë vende të botës.
Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur më 17 Shkurt të vitit 2008, kurse deri më tani subjektivitetin shtetëror të saj e kanë njohur 75 nga gjithsej i 192 shtete që janë anëtare të OKB-së.
Wednesday, 30 March 2011 07:55