Lajme Shqip Saturday, 10 October 2015 16:03

Një lajm shokues ka ardhur sot nga agjencia më e madhe hapësinore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NASA .

Sipas kësaj të fundit, një asteroid me gjerësi 3 kilometra pritet të kalojë këtë fundjavë pranë planetit tonë, me një shpejtësi prej 64 mijë kilometra në orë.

Në fakt ky asteroid u identifikua si fillim nga ekspertët e NASA’s, 16 vite më parë.

Por mos u frikësoni, pasi kanë qenë po këta ekspertë të cilët kanë deklaruar se distanca mes tij dhe Tokës, do të jetë gati 20 mijë kilometra. Me pak fjalë, për 2 minuta, ia hodhëm edhe kësaj here!/mad.