Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 14:12

E si mund tё shkonte jeta mё mirё pёr Gerard Pique se sa tani? Njё karrierё sportive nё majat e lulёzimit dhe njё tё dashur super fantastike…!

Pique pasi pёrfundoi ndeshjen pёr Kampionatin e Ligёs Evropiane ku fituan 3 me 1 ndaj Manchester United, tё nesёrmen menjёherё ёshtё nisur drejt tё dashurёs sё tij qё ishtё duke mbajtur koncertin e saj nё Spanjё.

Futbollsti i dha audiencёs njё ekzaltim tё paparё kur u ngjit nё skenё pёr t’iu bashkuar Shakirёs qё kёndonte dhe kёrcente. Dhe pёr ta pёrfunduar nё njё mёnyrё fantastike e pёrqafoi duke i dhuruar njё puthje. E gjitha kjo njё surprizё pёr bukuroshen kolumbiane.

Teksa publiku duartrokiste dhe brohoriste, Shakira ftoi djemtё e tjerё tё Barcelonёs qё ndodheshin nё koncert: Xavi, Bojan Krick dhe Sergio Busquets. Megjithёse tё vёnё nё siklet ata janё detyruar tё ndjekin lёvizjet e Shakirёs. Pёr atё moment nuk ka fjalё pёr tё pёrshkruar duartrokitjen e dalldisur tё grave qё ndodheshin nё turmё.

Nё gusht tё vitit 2010, ylli 34 vjeçar u nda nga i dashuri i saj Antonio de la Rua mbas njё lidhjeje 11 vjeçare. Ajo ёshtё takuar pёr herё tё parё me Gerardin kur do tё bёnte klipin pёr kёngёn e saj zyrtare Waka waka (this time for Afrika) qё do tё ishte edhe hiti i Kupёs Botёrore 2010. Marrёdhёnien e tyre e bёnё publike nё Mars kur Shakira postoi njё foto tё sajёn me Pique duke cituar “Ju prezantoj diellin tim.”

Koncerti qё ajo ka mbajtur tё djelёn nё Spanjё ёshtё pjesё e turit tё saj “The Sun comes out”. (LajmeShqip.com)