Kolegëve të Gwyneth Paltrow-it do t’i bashkohet edhe një personazh tjetër me famë, këngëtarja poteciale Pink!
Këngëtarja që tashmë është bërë edhe nënë, është bërë pjesë e grupit të aktorëve të serialit “Thanks For Sharing”, Paltrow 38 vjeç, Mark Ruffalo dhe Tim Robbins; serial komik i cili do të trajtojë temën mbi njerëzit e varur ndaj seksit.
“Askush nuk do të ishte më ideal për këtë rol se sa Pink!” ka thënë regjizori Stuart Blumberg për revistën e përjavshme Enterteinment Weekly. “Ajo mbart kombinimin e duhur të zemrës dhe nervozizmit që duhet për Dede-n (roli në film), dhe ne jemi të ngazëllyer që të ndajmë talentin e saj me publikun.”
Këngëtarja e “Raise Your Glass”, së bashku me bashkëshortin Carey Hart u bënë prindër në qershor, me vajzën e tyre Willow Sage.
Pink ka luajtur më parë, megjithëse role dytësore, në filmat Charlie’s Angels: Full Throttle, Rollerball, Catacombs dhe Happy Feet Two. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 13:00 