Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 17:29

Richard Clayderman ka qenë mjaft i suksesshëm me performancat e tij për njerëzit, mirëpo tash e një kohë ai ka filluar të bëj diçka më ndryshe.

Artisti është transferuar në Londër për të mbajtur koncert me piano në një kopsht zoologjik për breshkët.

Clayderman thotë se ai është tepër i kënaqur kur mban koncerte të tilla.

 “Është prekëse kur shohësh se si këto specie që janë kaq të vjetra. Këto breshkë janë 80 ose 90 vjet të vjetra. Unë i dua shumë kafshët dhe shtazët. Nëna ime ka disa mace. Unë kam një qen. Unë jam shumë i lumtur të mbaj koncerte të tilla”, ka thënë ai për Euronews.

Pianisti ka konfirmuar edhe publikimin e albumit “Romantique”, i pari pas disa dekadash.