Lajme Shqip Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 16:28

Prishtinë – Gjykata Komunal në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht gjykimin ndaj gazetarit të së përditshmes “Koha Ditore”, Vehbi Kajtazi. Ky pezullim vjen pas që paditësi, i cili është ish gjyqtarë, Selman Bogiqi ka bërë kualifikimin e veprës penale, duke futur paragrafin 3 të nenit 339 të veprës për shpërdorimi të detyrës zyrtare, nen ky që parasheh dënimin deri në 8 vjet burgim.

Për këtë arsye gjyqtari i lëndës, Faik Hoxha ka shtyrë seancën duke kërkuar sqarim kompetencash pasi që gjykata Komunal nuk ka kompetencë të dënojë për një vepër të tillë, por këtë duhet ta bëjë ajo e qarkut. Avokati, mbrojtës i Kajtazit, Tomë Gashi ka thënë se më këtë shihet qartë tendenca e ish-gjyqtari Bogiqi për të bërë presion ndaj medias së lirë. Sipas Gashit, kjo tregon që paditësi nuk i njehë mirë ligjet e Kosovës edhe pse për kohë të gjatë ka punuar vetë si gjyqtarë.

Ndërsa gazetari, Kajtazi ka thënë se nuk do të bije pre e provokimeve dhe trysnisë se askujt por se do të vazhdojë të shkruaj dhe të bëjë punë e tij. Vehbi Kajtazi po përballet me një proces gjyqësor nga ish-gjyqtari, Selman Bogiqi për të cilin gazetari ka raportuar më parë për abuzimet sa ishte gjykatës. Ky i fundit pati kërcënuar edhe me jetë Kajtazin, por që organet e drejtësisë nuk janë marrë asnjëherë.