Lajme Shqip Thursday, 10 May 2012 08:04

Prishtinë -“Sulmet e fundit të xhandarmerisë serbe ndaj fshatrave shqiptare në Luginën e Preshevës duke arrestuar së fundit shqiptarët e Bujanocit në prag të zgjedhjeve në Serbi ishte e qartës e se aty Daçiç zhvilloi një aksion duke zhvilluar dy fushata, atë të zgjedhjeve të 6 majit dhe duke vazhduar fushatën e politikës antishqiptare nga ana e Serbisë”, ka deklaruar ambasadori austriak Wolfgang Petritsch në një intervistë dhënë agjencisë “Presheva Jonë” .

Duke folur për Serbinë e pas 6 majit në vazhdim diplomati austriak Petritsch ka deklaruar se “njoftimet për kthimin e pasardhësve të Miloshevcit në këtë rast të Ivica Daçiçit dhe forcave radikale në Serbi, në pushtet nuk janë lajme të mira, në rend të për perspektivën e këtij vend, por edhe për rajonin dhe imazhin e Evropës”, pohon në vazhdim, Wolfgang Petritsch ish-bashkëkryesues (BE) i konferencës ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuillet.

Sipas ambasadorit Petritsch “Fitorja e bashkëpunëtorëve të Milosheviçit në këtë pjesë të Evropës do të jetë bumerang ndaj BE-në pas gjithë atij investimi diplomatik e financiar për ta rimëkëmbur ish-Serbinë e diktatorit Miloshevic dhe për ta drejtuar kah Evropa me forca progresive, proevropiane”.

Wolfang Petritsch ka pohuar se “Sulmi i fundit i xhandarmerisë serbe ndaj fshatrave shqiptare në Luginën e Preshevës duke arrestuar së fundit shqiptarët e Bujanocit në prag të zgjedhjeve në Serbi ishte e qartës e se aty Dacic zhvilloi një aksion duke zhvilluar dy fushata, atë të zgjedhjeve për 6 maj dhe duke vazhduar fushatën e politikës antishqiptare nga ana e Serbisë”.

Ambasdadori Petritsch, i shqetësuar mbi zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, apelon tek komuniteti ndërkombëtar të ndërmerr gjitha masat e duhura për evitimin e eskalimit të dhunës në ketë pjesë të Evropës.  ”Nëse komuniteti ndërkombëtar sot injorimi i problemet e presioneve, politikës diskriminiuese serbe ndaj popullatës shqiptare në Serbinë Jugore, nesër mund t’i kushtojnë shtrenjtë jo vetëm Serbisë, por edhe bashkimit Evropian, ka pohuar në fund, Petritsch.