Sarajevë – Ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Volfgang Petriç paralajmëroi se BeH mund të shkatërrohet nëse institucionet e saj nuk funksionojnë.
Sipas Petriçit, është e domosdoshme të përfundojë vendosja e institucioneve themelore shtetërore dhe mundësimi i funksionimit të tyre të domosdoshëm.
Lidhur me deklaratën e kolegut të tij Pedi Eshdaun se separatizmi i Republikës Serbe është kërcënim për mbijetesën e vendit, Petriç theksoi se në atë rast është i rëndësishëm konteksti rajonal.
“Vlerësoj se Beogradi e ka të qartë se çka do që të bëjë RS negativisht lidhur me shtetin BeH, kjo do të ketë ndikim negativ mbi aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Petriç për gazetën “Dnevni avaz”.
Petriç thekson se situata në BeHgjatë disa viteve të kaluara po lëviz prapa dhe theksoi se bashkësia ndërkombëtare është tepër gjatë në BeHpa transferimin e përgjegjësisë në autoritetet lokale dhe duke lejuar disa prej tyre tepër shumë të luajnë, sesa seriozisht të merren me politikë.
Ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH theksoi se vëmendja e BE-së po dobësohet.
“Ndoshta është rastësi, por pasi dështoi referendumi në BE, në Francë dhe Holandë në vitin 2005 dhe 2006, ekziston interes më i vogël për Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Petriç thekson se kjo paraqet problem i madh, posaçërisht për shtetet e pazhvilluara dhe të dobëta si BeH, ku interesi për etnitetet është më i fuqishëm se interesi për shtetin.
Sipas Petriçit, Qeveria e re në BeH duhet të demonstrojë vullnet për afrimin e tërë shtetit drejt BE-së.
“Tani BE-ja ka shumë probleme të brendshme, ashtu që BeH duhet të jetë më aktive në shprehjen e vullnetit që të inkuadrohet drejt Unionit”, paralajmëroi Petriçi.
Wednesday, 25 January 2012 16:00