Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 11:08

E plotësuar: Siç raporton Telegrafi, prokurorë të Prokurorisë së Shtetit tanimë janë futur në objektet e Kuvendit të Kosovës.

 

Përsëri gaz lotsjellës, helikopteri sillet mbi Kuvend 

 

Deputetë të opozitës lëshuan sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pas situatës së krijuar institucionet e vendit kanë rritur sigurinë, duke vënë në punë edhe një helikopter i cili po sillet mbi hapësirën e Kuvendit.

Pas kësaj, nuk shihen deputetë në seancë.

Kjo është hera e dytë që deputetët e Opozitës, për të bllokuar punën e seancës, kanë përdorur gazin lotsjellës.