Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 09:51

Katy Perry mundohet të jetë sa më transparente kur është në pyetje albumi i radhës të cilin ajo po e përgatitë.

Këngëtarja thotë se këngët do të kenë shumë inspirim nga jeta e saj, mirëpo nuk ka përmendur emra nëse Russell Brand apo John Mayer, do të jenë “disa nga inspirimet e saj”, shkruan MTV.

“Nuk dua të specifikoj emra por këto këngë që janë shkruar për albumin tim të ardhshëm, vërtetë burojnë nga thellësia e zemrës time. Ato kanë sekrete të thella të zemrës time. Shkrimi për mua është një terapi ndërkaq këngët që do të përfshijë albumi, do të paraqesin të vërtetën që fshihet brenda në mua”, ka thënë këngëtarja.