Ankara – Katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa pesë konsiderohen si të zhdukur si rezultat i përmbytjeve, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Turqinë Jugore dhe Perëndimore.
Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar trup të një gruaje në fshatin Haskazaloren në qarkun Antalia, Turqia Jugore. Pesë persona nga fshatin gjithashtu konsiderohen si të zhdukur.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë rrënuar tre shtëoi dhe kanë marrë tre ura në fshat. Tre prej të zhdukurve me siguri kanë rëë nën rrënojat e shtëpive të rrënuara.
Autoritetet turk i braktisën shkollat në qark për shkak të përmbytjeve.
Në fshatin Jankgdak në qarkun Manisa, Turqia Perëndimore, torndao ka shkatërruar rreth 15 shtëpi, dhe ka rrënuar dy prej tyre. Një burrë 70-vjeçar e ka humbur jetën nën rrënojat e një prej shtëpive të rrënuara, ndërsa nipi i tij njëvjeçar ka vdekur në spital si pasojë e lëndimeve. Dy persona të tjerë janë plagosur si rezultat i rrënimit të shtëpive.
Monday, 10 October 2011 20:29