Manama – Në disa rajone shiite në Bahrejn, mbrëmë demonstruesit antiqeveritarë mbërritën deri tek përleshjet me policinë, transmetuan agjencitë botërore.
Ministria e Punëve të Brendshme në Bahrejn kumtoi se dy policë janë lënduar seriozisht nga bomba e hedhur.
Këtë javë në rajonet e banuara kryesisht me shiitë, u vendosën forca shtesë për luftën kundër trazirave. Qëllimi është të parandalohen protestat masive rreth përvjetorit të parë të protestave prodemokratike, të filluara më 14 shkurt vitin e kaluar.
Nuk dihet se kush e ka filluar konfliktin, citojnë agjencitë.
Në Bahrejn shiitët ankohen se janë të margjinalizuar politikisht edhe ekonomikisht nga familja në pushtet Al Halifa e cila është sunite.
Kryengritja, që shpërtheu vitin e kaluar në shkurt, u shua një muaj më vonë.
Friday, 17 February 2012 12:30