Korçë – Studentë, pedagogë , shkrimtarë nga Korça e mysafirë nga Kosova e Maqedonia, nderuan veprën e Petro Nini Luarasit, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes, duke promovuar në Universitetin “Fan Noli” të Korçës librin kushtuar jetës dhe veprës së tij, përgatitur nga prof. Alfred Uçi.
Në këtë veprimtari përkujtimore u vu në dukje se, këtij mendimtari, pedagogu, letrari, poeti dhe luftëtari i lirisë e pavarsisë, i janë kushtuar shkrime e studime të panumërta.
Por, libri “Petro Nini Luarasi, Mendimtari Martir i Rilindjes Kombëtare” e sjell atë para lexuesit të plotë me jetën dhe veprën e tij, duke vlerësuar aspekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore të tij për shkollën shqipe dhe si një figurë madhështore të historisë dhe kulturës shqiptare.
Friday, 02 December 2011 11:30