Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 22:43

Ka përfunduar darka jo formale mes Isa Mustafës, Federika Mogherinit dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel.

Me të dal nga ndërtesa e Komisionit Evropian, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënën se bisedimet e sotme ishin të vështira.

“Ka qenë një darkë pune shumë e zorshme, shumë e vështirë. Jemi pajtuar që t’i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Daçiq.

“Kapitullin 35 është temë shumë e vështirë dhe për këtë do të flasë vetë kryeministri Vuçiq”, tha ai.