Shkup – Prokuroria Publike sot përmes një deklarate publike hoqi dorë nga ndjekja e të akuzuarve për rastin e kthyer nga Tribunali i Hagës i quajtur “Udhëheqësia e UÇK-së”.
Ky rast ka të bëjë me konfliktin e vitit 2001, ku ish-udhëheqësia e përgjithshme e UÇK-së akuzoheshin për konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.
Vendimi për tërheqje nga ndjekja penale edhe për rastin e fundit “Udhëheqësin e UÇK-së”, erdhi pasi prokuroria bazuar në interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, ka dorëzuar deklaratë pranë gjykatësit hetues në të cilën bëhet me dije se heq dorë nga ndjekja.
Udhëheqësia e UÇK-së është rasti i katër që mbyllet nga Prokuroria e Maqedonisë, pas rastit “Punëtorët e Mavrovës, Penda e Likovës dhe Neproshteni”, pas miratimit të Ligjit për interpretim autentik të Ligjit për amnisti gjatë këtij viti në Parlamentin e Maqedonisë.
Tuesday, 25 October 2011 13:56