Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 17:04

Prishtinë – Presidenti sllovak, Ivan Gashparoviq, nuk do ta bojkotojë samitin e liderëve të Evropës së Mesme dhe Lindore, që do të mbahet më 27 maj në Varshavë, ngase ka marrë garanci nga nikoqiri se nuk do të vihet në dyshim refuzimi i Sllovakisë për ta njohur Kosovën.

Zëdhënësi i presidentit sllovak, Marek Trubac, ka thënë se ftesa e Polonisë që i është bërë Sllovakisë në këtë samit, ku do të merr pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama dhe presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ka krijuar një pengesë juridike dhe diplomatike për pjesëmarrjen e Sllovakisë e cila nuk e njeh Kosovën.

Ndërkohë, presidenti sllovak ka marrë garanci nga Varshava zyrtare se gjatë samitit nuk do të flitet për qëndrimin e Sllovakisë rreth njohjes së Kosovës.

Ai ka konfirmuar se presidenti Gashrapoviq do të merr pjesë në këtë samit, ngase nikoqiri Polonia ka pranuar kushtet e Sllovakisë.