Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 10:27

Bruksel- Prishtina dhe Beogradi pritet të nënshkruajne në fillim të shkurtit një marrëveshje tepër të rëndësishme lidhur me përfaqësimin rajonal të Kosoves.

Siç raporton e përditshmja “Koha Ditore”, palet kanë rënë dakord parimisht që Kosova të përfaqesohet në nismat rajonale pa fjalën Republikë ndërsa Serbia ka pranuar që të mos përdoret as nënshkrimi Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, çka nuk pranohet në asnjë mënyrë nga Prishtina.

Sipas gazetës, ndërmjetësi i dialogut Robert Kuper tashmë ka përgatitur draftin e marrëveshjes, që do të paraqitet në raundin e rradhës të dialogut Prishtinë-Beograd.

Ndaj dhe Kuper ishte për vizite dje në Beograd ndërsa pritej të mbërrinte sot në Prishtinë. Por bora ka penguar Kuper që të vizitoje Kosovën.

Marrëveshja për të cilën palët do të takohen për t`u pajtuar në fillim të shkurtit, do të shënojë një kompromis të dhimbshëm.

Qeveria e Kosovës është pajtuar që në rajon të prezantohet pa Republikë. Serbia, ndonëse me shumë kundërshtime, ka pranuar që në emrin me të cilin do të përfaqësohet Kosova të mos figurojë Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.