Lajme Shqip Saturday, 01 August 2015 08:54

Referendumi i paralajmëruar në Republikën serbe nuk do ta rrezikojë reputacionin e Serbisë te shtetet anëtare të BE–së e as nuk do ta ngadalësojë rrugën evropiane të Beogradit, kanë thënë për gazetën Danas të Beogradit ekspertë për politikën nga vende perëndimore.

Përfaqësues të qarqeve diplomatike kanë thënë, transmeton Koha.net, se për Perëndimin është shumë më me rëndësi që të arrihet përparim në negociatat e Brukselit ndërmjet Beogradit e Prishtinës se sa që janë marrëdhëniet e Beogradit e të banja Llukës. Nëse shpejt arrihen rezultate në tavolinën e negociatave, deri në fund të vitit do të hapet kapitulli i parë i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, thonë ata .

Në mesin e këtyre njohësve ekspertëve politikë përmenden Josip Juratoviq, deputete i Partisë Socialdemokrate në Bundestag dhe Franz-Lotar Altman, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit.