Tiranë – Përçarja e PDIU-së tashmë duket se është e pakthyeshme. Deputeti Dashamir Tahiri ka sulmuar sërish, kësaj radhe edhe më ashpër, kreun e partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi, duke thënë se ai nuk është kryetar legjitim i kësaj partie.
“Debati brenda partisë sjell gjithmonë zhvillim, ne kërkojmë që të ketë gjithmonë transparencë, çdo gjë të flitet në tavolinë, të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të mos bëhen gjërat sipas dëshirës. Unë zotin Idrizi do ta njoh për kryetar partie kur ta zgjedhë kongresi”, ka thënë Tahiri.
Më i ashpër ky i fundit ka qenë me kryetarin e nderit të kësaj partie, Tahiri Muhedini, president nderi i PDIU.
“Presidenti i nderit e ka shitur partinë dhe nuk do të merret më me politikë, por do t’i thosha që lekët që ka marrë nga shitja e partisë do të bënte mirë të blinte pronat e çamëve, se ashtu ka deklaruar një vit më parë”, tha Dashamir Tahiri.
Friday, 23 March 2012 19:31