Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 15:26

Agjencia e lajmeve Reuters e ka shpërndarë nëpër botë lajmin e publikuar dje se kompania e djalit të Kryeministrit Mustafa është përzgjedhur për t’ia bërë servisin veturës zyrtare qeveritare.

Reuters njofton se si Mustafa kishte ardhur në pushtet vitin e kaluar duke premtuar c’rrënjosjen e korrupsionit që po e mbytë vendin që nga viti 1999 kur Kosova u shkëput nga Serbia, transmeton Express.

Mustafa ka reaguar me nervozë pas publikimit të lajmit në media me një fjalor që nuk i ka hije një kryeministri duke thënë se raportimi për diçka të tillë është “budallëllëk”